11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajme nga Bota

Tragjedi në Itali – Burri thithet nga motori i avionit teksa përpiqej të hipte në bord dhe humb jetën

Një burrë ka vdekur në aeroportin e Bergamos – Orio al Serio në Itali, pasi është thithur nga motori i një aeroplani që në atë moment po përgatitej për ngritje, raporton Corriere della Sera.

Ai thuhet se hyri me forcë në pistë duke vrapuar drejt aeroplanit që ishte në fazën e lëvizjes drejt nisjes.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, burri kishte nisur veprimet e tij jashtë aeroportit.

Ai e ka braktisur makinën dhe ka nisur të vrapojë drejt brendësisë së aeroportit. Pasi ka kaluar zonën e mbërritjeve – që ndodhet në katin përdhe – ka hapur një derë sigurie që çon direkt në zonën e parkimit të avionëve. Mendohet të jetë një burrë rreth 35 vjeç.

Avioni i përfshirë është një Airbus A319 i kompanisë Volotea, me destinacion aeroportin e Asturias në Santiago del Monte të Spanjës. Avioni ishte duke përfunduar të ashtuquajturën manovër “pushback”, domethënë lëvizjen për t’u larguar nga vendqëndrimi.

Fluturimet në një nga aeroportet më të ngarkuara të Italisë u pezulluan nga ora 10:20 deri rreth orës 12, siç konfirmon Sacbo – kompania që menaxhon aeroportin – në një komunikatë.

Kompania flet për një “incident të ndodhur në pistën e rrotullimit, shkaqet e të cilit janë ende nën hetim nga forcat e rendit”

Related posts

A e dini Kjo lutje është shërim për 99 sëm’undje:

dardanianews

“TheGeoPost.com” publikon një bisedë telefonike, pretendon se është mes të dyshuarit për spiunazh Bedri Shabani dhe Sërgjan Rosiqit

dardanianews

Albin Kurti del haptas: Votojeni Joe Bidenin

dardanianews