June 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Ndodhi 3 javë më parë”, Trump tregon kur ndaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës

Për herë të parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi periudhën kur ndaloi shumë luftëra të reja të ndodhnin në botë, përfshirë atë të Serbisë kundër Kosovës. “Gjithçka ndodhi 3 javë më parë apo pak më shumë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marko? Dhe (ne ndaluam) të tjerë që ishin gati të luftonin, dhe ne ndaluam shumë përleshje. Mendoj se ndaluam shumë luftëra të mëdha të them të drejtën. Shumë të mëdha. Ishte India dhe Pakistani. Ndaluam luftën përmes tregtisë. Po merremi me Indinë, me Pakistanin, dhe ne u thamë se nuk do të merremi fare me ju nëse do të luftoni. Ndoshta ishin gati në një fazë të bënin një luftë bërthamore, pasi siç e dini janë fuqi bërthamore. Ne e ndaluam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Po mundohemi që të ndihmojmë në mbylljen e këtij përbindëshi të krijuar nga Biden, për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Është diçka e tmerrshme. Nuk jam aspak i lumtur me presidentin Putin. Por kjo është diçka që s’do kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. Kjo është një luftë që me mua nuk do kishte ndodhur kurrë”, ka thënë Trump.

Related posts

Milaim Zeka ia uron ditëlindjen djalit të Thaçit, por pastaj kapet keq me komentuesit

dardanianews

Skandaloze: Ministria e udhëhequr nga Vetëvendosje jep tender milionësh pa treguar kontratën

dardanianews

Brenda Veriut të Mitrovicës, Albini dhe Vjosa përshëndeten me shqiptarët

dardanianews