26.1 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Lajme

VIDEO/ Vuçiç dorovit muzikantët në festë, kush është shqiptari përkrah tij?

Të martën në Serbi u zhvillua një ceremoni e madhe për hapjen e seksionit Pakovraće–Požega në autostradën “Miloš Veliki”.

– Advertisement –

Në këtë ngjarje morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetarja e parlamentit Ana Brnabić, Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçić, si dhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është edhe President i Partisë Përparimtare Serbe, përveç disa ministrave të tjerë të kabinetit.

Të ftuarit shijuan një vakt të pasur dhe muzikën me trombistë, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet Vuçiç duke u relaksuar me një gotë birrë.

Përkrah Vuçiç në këtë festë ka qenë dhe një shqiptar pro serb. Disa nga ata si duket iu janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb. Një nga ta është edhe Demo Berisha (mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo, sepse në Kosovë nuk ka emër Demo).

Video Player

Veçanërisht tërheqëse ishte kënga “Garda e Mbretit Petra që marshon”, të cilën presidenti Vuçiç e këndoi me kënaqësi dhe ndoqi ritmin duke ngritur grushtin.

Ai u duk i prekur edhe nga kënga me motive çetnike “Morem plovi jedna mala barka”, që përmban vargjet:

“Nëna e dërgoi të birin të kërkonte,
pastaj të raportonte te Gjenerali Drazha,
Xhaxha Drazho, ku është fëmija im,
ai po ruhet nga bajonetat serbe.”

Kjo këngë, që lavdëron ushtrinë jugosllave pavarësisht masakrave në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, u luajt gjatë ceremonisë, ndërsa Vuçiç i dha muzikantëve para me bujari.

Seksioni i ri i autostradës Pakovraće–Požega, me gjatësi 19.5 kilometra, që u inaugurua nga Vuçiç, kalon nëpër zonat kodrinore mes Çaçakut dhe Pozhegës. Rruga përfshin 35 ura me gjatësi totale 5196 metra, disa mbikalime dhe tre tunele, prej të cilave dy Munjino brdo dhe Laz, janë më të gjatat në autostradat e Serbisë.

Ndërtimi është financuar nga qeveria serbe përmes Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa kontraktori kryesor është kompania kineze China Communications Construction Company.

Related posts

“Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera”, deklarata e Hotit për Bidenin bën bujë në mediat serbe

dardanianews

Këshilltari i Kurtit thotë se Thaçi vjen nga një familje fshatare, nënën e ka amvise

dardanianews

Pse u lirua Adem Grabovci nga akuza në rastin “Pronto”, ky është arsyetimi i Apelit

dardanianews