Luis Diaz do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munichut.
Kjo u bë e ditur nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg.
Diaz do t’i jap fund aventurës së tij trevjeçare e gjysmë te Liverpooli, ku i cili do të filloj kapitullin e tij të ri në Gjermani, transmeton Klankosova.tv.
Siç njofton Plettenberg, marrëveshja është arritur mes të dy klubeve me kampionët gjermanë që do të paguajnë shifrën e 75 milionë eurove për kolumbianin.
28 vjeçari pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin, me vizitat mjekësore që pritet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.
Kolumbiani, i ka 148 paraqitje me Liverpoolin që kur ju bashkua në vitin 2022 si dhe ka shënuar 41 gola dhe 23 asistime, ku arriti të fitojë 2 herë Carabao Cup, Community Shield, FA Cup si dhe Premierligën.