21.7 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Moti

Stuhi shiu e breshëri, vërshohet rruga për në Brezovicë – ndërpritet qarkullimi

Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt një prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë.

Siç shihet në disa video të publikuara nga media lokale në Shtërpcë, reshjet e kanë mbushur rrugën me ujë, ndërsa disa automjete janë bllokuar.

Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet dhe qarkullimi është ndërprerë aktualisht, sipas “Radio Borzani”.

Meteorologët kanë paralajmëru stuhi shiu dhe mundësi për vërshime edhe në pjesë të tjera të vendit.

VIDEO 1

VIDEO 2

VIDEO 3

Related posts

Sot zyrtarisht në Verë, ne oren 10;24, ndodhi solstici veror – njehekosisht shenohet dita me e gjate e vitit

dardanianews

Kujdes, ndiqni paralajmërimet për motin e pasdites

dardanianews

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe nesër, në mbrëmje borë

dardanianews