24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Moment i rrallë, Roberti ndan foto të dy vajzave bashkë

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram me një postim të veçantë, ku shfaqi dy dashuritë më të mëdha të jetës së tij – vajzat Arona dhe Renee.

Në një foto të publikuar, dy vajzat shihen të ulura në një kolltuk, të përqendruara në telefonat e tyre.

Roberti e ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin plot dashuri: “qikat e babushit ❤️❤️, një shprehje që tregon qartë lidhjen e fortë emocionale që ai ka me to.

Ky është një moment mjaft i rrallë për publikun, pasi edhe pse Roberti është mjaft aktiv në rrjete sociale, nuk është e shpeshtë që ai të publikojë të dy vajzat bashkë në një fotografi.

Ky postim vjen si një kujtesë se, përtej skenës dhe jetës publike, Robert Berisha është mbi të gjitha një baba krenar që e vlerëson çdo moment me fëmijët e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

“Na detyronin të…”, Ledjona Xheladinaj zbulon ‘sekretet’ e “Big Brother VIP Albania”

dardanianews

Olta Gixhari i jep gji djalit teksa grimohet për prajmin e BBVK-së

dardanianews

MC Beka për Edona James: Çka lypi ajo në Beograd, pse nuk qëndroi atje

dardanianews