19.3 C
New York
September 29, 2026
DardaniaNews
LajmeShqipëriSociale

Një nënë e re ka shkruar një apel prekës redaksinë JOQ

“Përshëndetje JOQ,

Jam një nënë e re e një bebushi vetëm 1 muajsh. Partneri im ka ndërruar jetë së fundmi dhe jeta për mua po bëhet shumë e vështirë. Jetoj me qira dhe punoj, ndërsa bebushin ia lë nënës sime që të kujdeset për të. Për momentin nuk kam mundësi të blej një karrocë për të voglin tim.

Kam qenë e martuar për 7 vite, por partneri im ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti jashtë shtetit. Fatkeqësisht, nuk arriti ta njihte kurrë djalin tonë. Unë punoj dhe nuk jam një person që kërkon të përfitojë nga të tjerët, por situata aktuale më ka dalë nga duart. Ndihma ime e vetme është nëna ime që mban fëmijën kur jam në punë.

Nëse ndonjë prej ndjekësve tuaj ka një karrocë të përdorur që nuk e përdor më dhe mund ta dhurojë ose ta japë me një çmim simbolik, do të ishte një ndihmë e madhe dhe një lehtësim i jashtëzakonshëm për mua. 🙏💖

Faleminderit shumë për çdo mirësi dhe mbështetje!”

Related posts

Ukrainasit kapin snajperisten famëkeqe serbe që shërbeu si “motër nderi”, e përmendin edhe Kosovën

dardanianews

Albin Kurti me sulme histerike, po përpiqet ta ndalë rënien rapide të Vetëvendosjes – incidenti i kurdisur i Skenderait!

dardanianews

Zjarrfikësit e Tiranës në zi, ndahet papritur nga jeta heroi që shpëtoi nga zjarri foshnjën

dardanianews