5.9 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Putin i thotë ”po” një takimi dypalësh me Zelenskyn

Presidenti rus, Vladimir Putin i thotë ”po” një takimi dypalësh me Volodymyr Zelenskyn.

Takimi ballë për ballë midis dy rivalëve do të zhvillohet deri në fund të gushtit, në një vend që ende nuk është përcaktuar dhe do të pasohet nga një takim trepalësh me Donald Trump.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar”, tha presidenti amerikan, duke iu referuar samitit midis dy udhëheqësve.

”Ky është një takim historik gjatë të cilit”, pranoi Zelensky, ”do të trajtohet çështja e territoreve”, një temë që nuk u trajtua gjatë ditës së gjatë të takimeve në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht bisedës së Trump për një shkëmbim territoresh për javë të tëra.

Vëmendja e udhëheqësve u përqendrua te garancitë e sigurisë, një pikë mbi të cilën debati i nxehtë do të vazhdojë.

“Ne diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën, garanci që do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara”, shpjegoi Trump pa hyrë në detaje.

“Ne po vlerësojmë garancitë e tipit të Nenit 5 të NATO-s”, theksoi sekretari i përgjithshëm Mark Rutte në një intervistë me ”Fox News” duke specifikuar se vendosja e mundshme e trupave amerikane nuk u diskutua.

“Ne do të punojmë në ditët në vijim dhe duhet të diskutojmë më shumë detaje”, shtoi ai.

“Perëndorët do të formalizojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën brenda 10 ditësh”, njoftoi Zelensky, duke nënkuptuar se negociatat do të vazhdojnë në një nivel të lartë.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë presidentin ukrainas, e përshkruan një takim pozitiv dhe konstruktiv në Shtëpinë e Bardhë me Trump.

Bisedimet ishin “intensive”, theksoi kancelari gjerman Friedrich Merz, duke specifikuar se lëshimet territoriale nuk mund t’i imponohen Kievit.

Merz megjithatë shprehu vlerësim për angazhimin amerikan për të ofruar garanci sigurie.

Duke folur për “progresin”, presidenti francez Emmanuel Macron shprehu kujdes, kur tha se ”dyshoj se Putin dëshiron paqe” duke bërë thirrje për “një rritje të sanksioneve” kundër Rusisë nëse negociatat dështojnë.

”Udhëheqësi i Kremlinit nuk është i besueshëm”, vuri në dukje presidenti finlandez Alexander Stubb, duke theksuar se telefonata e Trump me udhëheqësin e Kremlinit gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë ishte një ide e mirë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, theksoi ai, nëse ai do të ketë guximin të ndërmarrë një takim të tillë./ATSH-ANSA

Related posts

Urdhri i Putinit për të goditur Perëndimin me armë bërthamore ‘do të injorohet sepse komandantët mendojnë se ai po vdes’, pretendon një ekspert

dardanianews

Vuçiq sërish ia “kthen shpinën” Evropës

dardanianews

Ramush Tahiri: Më e lehtë që LDK ta tërheq mocionin apo Kurti vendimin për shkarkimin e Veliut

dardanianews