27 C
New York
September 13, 2026
DardaniaNews
LajmeSport

Transferimi i Zhegrovës tek Juventus, reagon Edi Rama

Sulmuesi kosovar do të bëhet pjesë e ‘Bianconerëve’, pasi këta të fundit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Lille për transferimin e tij.

Klubi francez do të arkëtojë rreth 20 milionë euro nga shitja e Zhegrovës, teksa vet ylli dardan pritet të fitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Lajmit për transferimin e Zhegrovës tek gjiganti italian i është gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I njohur në publik edhe si një fans i zjarrtë i Juventusit, Rama kishte një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij transferimi.

“Ec aty shqipe, shqiponja e egër për historinë bardhezi”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

Related posts

Arresti shtëpiak/ Armina Mevlani komenton situatën e Sali Berishës: Kjo është diçka

dardanianews

Ronaldo kthehet në “Santiago Bernabeu”

dardanianews

Reshje dëbore? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim👇

dardanianews