October 22, 2025
DardaniaNews
Moti

Vera merr fund: Në fundjavë intensifikim i reshjeve dhe ulje e theksueshme e temperaturave deri në 12°C

Nga e premtja pritet shtim i vranësirave dhe herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufeshRënia e temperaturave do të jetë më e theksuar në fundjavë, duke i dhënë fund të nxehtit rekord që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje më intensive, duke sjellë ditë tipike vjeshtore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here mund të jetë e fuqishme në fundjavë, me shpejtësi prej 15 deri 40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të mbeten deri të enjten, me ulje graduale, ndërsa rënia më e ndjeshme do të ndodhë nga e premtja e sidomos gjatë fundjavës. /MeteoKosova/

Related posts

Dy rekordet që shënoi bora e hershme e tetorit në Kosovë

dardanianews

Në këtë vend të ballkanit po bie borë sikur të ishte dimër

dardanianews

Kujdes: sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit!

dardanianews