17.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Përparim Rama liron nga pagesa e “Trafikut Urban” mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori

Sipas vendimit, disa kategori të caktuara do të përjashtohen nga pagesa për shfrytëzimin e transportit publik në qytet, duke filluar nga data 1 tetor 2025.

Vendimi parasheh që nga pagesa për Trafikun Urban të lirohen këto kategori:

“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban kategoritë si në vijim: 1.1. Stafi shëndetësor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit; 1.2. Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore; 1.3. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit të të gjitha niveleve, përfshirë institucionet varëse të Kryeqytetit; 1.4. Të gjithë nxënësit dhe shkollave te mesme të Kryeqytetit; 1.5. Të gjithë studentët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatimi i tij fillon nga data e përcaktuar – 1 tetor 2025.

 

Related posts

Zyrtari i VV’së lëshon akuza në drejtim të Kohës Ditore: Po ‘hulumtojnë’ atë që dëshiron Kadri Veseli

dardanianews

PSD: Të emeruarit e VV’së në borde janë të fryrë nga korrupsioni, këta kapin në emër të popullit

dardanianews

Isa Mustafa e Ramush Haradinaj takohen urgjent në një hotel të Prishtinës

dardanianews