November 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Përparim Rama liron nga pagesa e “Trafikut Urban” mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori

Sipas vendimit, disa kategori të caktuara do të përjashtohen nga pagesa për shfrytëzimin e transportit publik në qytet, duke filluar nga data 1 tetor 2025.

Vendimi parasheh që nga pagesa për Trafikun Urban të lirohen këto kategori:

“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban kategoritë si në vijim: 1.1. Stafi shëndetësor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit; 1.2. Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore; 1.3. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit të të gjitha niveleve, përfshirë institucionet varëse të Kryeqytetit; 1.4. Të gjithë nxënësit dhe shkollave te mesme të Kryeqytetit; 1.5. Të gjithë studentët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatimi i tij fillon nga data e përcaktuar – 1 tetor 2025.

 

Related posts

32-vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet në GRUP për tre ditë, arratiset e zhveshur…

dardanianews

E fundit! Vjen reagimi i forte nga Irani: Donald Trump deshtoi, ja si arritem te shpetonim gjithcka

dardanianews

SKANDAL/ Djali i Mentor Shales (9 vjeç) në emisionin “Super Gogo”, paguhej hiç me pak se 4.000 euro për një episod javor 20 minuta!

dardanianews