13.6 C
New York
October 13, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëShowbiz

I fiksuar keq pas moderatorës shqiptare, psikiatri nga Kosova dergohet në burg për përndjekje

Behar Kamberi, një psikiatër nga Kosova që prej vitesh merrej me trajtimin e fiksimeve dhe çrregullimeve emocionale të pacientëve, këtë herë nuk arriti ta shërojë veten nga një histori e ngjashme. Një pasion i papërmbajtur për një moderatore sportive shqiptare, me inicialet A.B., u shndërrua në një ngjarje që sot e ka çuar pas hekurave të burgut 302 në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për mediat se mjeku kishte zhvilluar një lidhje të fortë emocionale ndaj moderatores, të cilën e quante “dashuri platonike”. Por ajo që për të ishte ndjenjë, për moderatoren u kthye në shqetësim të vazhdueshëm. Situata arriti kulmin kur Kamberi udhëtoi nga Kosova drejt Tiranës dhe u shfaq para ambienteve të punës së saj.

Moderatorja, e vendosur të mos përballej drejtpërdrejt me mjekun, njoftoi policinë dhe pranoi të takohej me të në një vend tjetër të kryeqytetit. Por aty e priste një skenar krejt ndryshe: efektivët e Komisariatit nr. 2, që ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan.

Sot, psikiatri kosovar akuzohet për përndjekje dhe ndodhet në paraburgim, duke u gjendur vetë në rolin e një personi që për vite me radhë përpiqej t’u jepte zgjidhje halleve emocionale të të tjerëve. Ironia është e hidhur: nga njeriu që këshillonte pacientët për të menaxhuar obsesionet, vetë u bë shembull i tyre.

Related posts

“E gjete burrin siç e le?”/ Nga eksperienca në BBV te Dori dhe djali, Olta Gixhari i rrëfen të gjitha

dardanianews

Zbulohet e dashura e Ylli Limanit, është figurë e njohur (FOTO)

dardanianews

Dy burra raportojnë ne polici se iu kanë humbur gratë e tyre

dardanianews