17.7 C
New York
April 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

PDK-ja afër një marrëveshje koalicioni me VV-në në këtë komunë

Qytetarët e komunës së Dragashit do t’i drejtohen sërish kutive të votmit më 9 nëntor në balotazhin që do të zhvillohet mes Behgjet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Nga dega e PDK-së në Dragash shprehen të bindur se do ta përmbysin rezultatin dhe do të dalin fitues.

Kryetari i PDK-së në Dragash, Vehbi Nazifi ka thënë se janë afër arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen, Koalicionin Vakat dhe kandidatin e pavarur, Nedzmedin Sejdilar.

Në një prononcim për IndeksOnline, ai ka thënë se pasi t’i arrijnë këto koalicione fitorën e Shaban Shabanit nuk mund ta ndalë askush.

Në zgjedhjet e 9 tetorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit ka fituar 6 mijë e 616 vota.

Ndërsa kandidati i PDK-së, ka fituar 4 mijë e 46 vota pëfshirë votat e diasporës.

Related posts

Gazeta kroate: Nëse s’e dini, Serbia e njohu ‘de facto’ Kosovën, Vuçiqi do ta detyrojë Bërnabiqin ta nënshkruajë marrëveshjen

dardanianews

Ambasada e SHBA-së për Express: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

dardanianews

Noizy del publikisht në krah të Ramiz Lladrovcit, ish-mikut të Don Xhonit

dardanianews