7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ekskluzive: Hashim Thaçi dhe Vuçiq, pritet ta nënshkruajnë publikisht marrëveshjen me 10 korrik në SHBA

Përpjekjet e Hashim Thaçit, president në fund të mandatit në Kosovë, dhe Aleksander Vuçiq, president i Serbisë, pritet të finalizoen me një marrëveshje, të ashtuquajtur gjithëpërfshirëse, ndërmjet dy shteteve, në muajin korrik, bëjnë të ditura burime të besueshme të gazetaSHQIPTARI.com.

Sipas publikimeve të shumta, qëndrimeve të shpallura botërisht për disa vjet me radhë, kjo projekt-marrëveshje përmban edhe agjendën e shkëmbimit të territoreve, ku në fakt Kosova jep shumë më shumë dhe mund të marrë disa fshatra, e në rastin më të mirë, sipas projekteve të publikuara, mund ta marrë qytetin e Preshevës, por, pa autostradën trans-ballkanike dhe pa hekurudhën, po ashtu transballkanike. Ndërsa, Serbia mund të marrë Leposaviçin, Leshakun, një pjesë të Zubin Potokut, që presidenti i Kosovës, i ka shpallur si pjesë të Serbisë, ‘të falura nga Rankoviçi, në vitet ‘56-’59 (http://gazetashqiptari.com/kur-hashim-thaci-deklaronte-se-leposavici-leshaku-etj-jane-te-serbise-zeka-e-quante-spiun-te-serbise-video/).

Dy ditë më parë, Komisionari i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josif Borell, në një intervistë për disa media nga Ballkani, tha se në fund të fundit, nuk është në dorën e BE-së, që ta ndalojë shkëmbimin e territoreve, duke e shoqëruar me frazeologjinë e përbotshme, “nuk mund të jemi më katolik se papa”. Me mesazhin e qartë se nëse Kosova se ndalon Thaçin, këtë s’mund ta bëjë as BE-ja. Kjo deklaratë është përcjellë me disa kundërshtime, por ende me asnjë hap më serioz nga jashtë. (http://gazetashqiptari.com/borell-ne-nuk-mund-tua-ndalojme-ndryshimin-e-kufijve-sjemi-me-katolik-se-papa/)

Po ashtu pak ditë më parë, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, James Hooper (Hooper, 2019, 2020), i cili për dallim nga analistët si Daniell Server, Bugajski, apo diplomat si Pardju, senator dhe kongresist amerikan si Engel që kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, rikonfirmoi se marrëveshja Kosovë-Serbi, përmban edhe ‘komponentën territoriale’. Madje sipas tij, marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet nënshkrimi i saj, nga Thaçi dhe Vuçiq, dhe pritet që ambasadori Grenell ta bindë vetëm BE-në, për këtë proces (http://gazetashqiptari.com/diplomati-hooper-kosova-duhet-te-beje-kujdes-te-madh-me-trampin-nuk-eshte-aq-i-interesuar-ta-mbroje-kosoven/ / http://gazetashqiptari.com/hooper-marreveshja-kosove-serbi-ekziston-eshte-arritur-nga-thaci-e-vuciq-per-shkembim-territori/ ).

Në dobi të kësaj ideje, është edhe qëndrimi i cituar më lart nga z.Borell, se nëse palët arrijnë një pajtim mes tyre, nuk mund të pengohet nga BE-ja, duke e përmendur qëndrimin kundërshtues të kësaj përpjekje nga kancelarja gjermane, Merkel, si e vetmja mbrojtëse aktualisht e interesave shqiptare, në pikën më të mirë të tyre.

Pra, si shihet BE-ja, pas rrugës së hapur nga paraardhësja e Borellit, Frederik Mogerini, është e gatshme për një marrëveshje të trasuar tashmë nga Thaçi dhe Vuçiq, dhe duke u anuar qartë kah qëndrimi i presidentit amerikan Tramp, se një marrëveshje që arrijnë palët do të ishte e pranuar nga ai.

“Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet. Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila pasqyron në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë, t’ju mirëpres ju dhe presidentin Aleksander Vuçiq, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, thuhet në letrën e presidentit Trump, të datës 4 dhjetor 2018, drejtuar Hashim Thaçit (https://www.zeriamerikes.com/a/us-trump-kosovo/4705663.html).

Edhe takimi i sotëm virtual, i vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Zagrebit, konfirmon në një mënyrë për një anim nga BE-ja, për një mbështetje të presidentit Thaçi, i cili e përfaqëson konceptin e ndarjes së Kosovës, ndërsa nuk u thirr Albin Kurti, kryeministër në detyrë, por që është pozicionuar kundër këtij projekti për ndarje të Kosovës, përkatësisht projektit që pavarësisht se mund të ketë këmbim territori, Kosova humb në % territor.

Qëndrimet, përkatësisht rrezikun e ndarjes së Kosovës, duke iu referuar si marrëveshje Thaçi-Vuçiq, çuan në rrëzimin e qeverisë së Haradinajt. Vetë Haradinaj në mënyrë të vazhdueshme e ka pohuar: “Unë me taksën 100% ndaj mallrave serbe e ndala ndarjen e Kosovës”. Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka thënë në mënyrë të përsëritur, se ekziston marrëveshja Thaçi-Vuçiq, ku Kosova humb territor. Madje ai ka thënë se ishte kundërshtimi i tij për këtë marrëveshje, që çoi në rrëzimin e Qeverisë së tij, “por me mua kryeministër, kjo marrëveshje nuk kalon, nuk ecë”!

Për të arritur tek një mbështetje më e madhe për projektin e ndarjes së Kosovës, presidenti Thaçi është takuar edhe me presidentin rus Vlladimir Putin, në Paris. Që atëherë pozicionet e Thaçit janë forcuar sidomos në SHBA, duke forcuar mbështetjen Grenell-Tramp.

Burimi i gazetaSHQIPTARI.com, thotë se si datë preliminare e nënshkrimit të marrëveshjes është caktuar java e dytë e korrikut. “Sipas informacioneve tona, palët kanë caktuar si datë preliminare, 10 korrikun, ditën kur duhet të nënshkruhet marrëveshja”, thotë ky burim në mirëbesim të plotë.

Pra, vetëm ndonjë ndodhi e papritur mund ta pengojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ku Kosova humb një pjesë të territorit të saj.

Edhe përpjekjet për krijimin e Qeverisë Hoti, që u pezullua për shkak të ‘Masës së përkohshme’ nga Gjykata Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Thaçi, besohet se janë ndërmarrë me qëllim, që qeveria e re të mos e pengojë arritjen e kësaj marrëveshje.

Një burim i besueshëm brenda LDK-së, ka pohuar se ‘marrëveshja është punë e kryer’, dhe se ajo përmban edhe kompromise për ‘lehtësime në proceset gjyqësore që pritet të mbahen në Hagë, për akterët e marrëveshjes’.

Ka pasur disa raportime në vazhdimësi që marrëveshja të përfshijë edhe amnisti për krimet serbe në Kosovës, që nënkupton, marrjen e lehtësive apo amnistisë për persona të caktuar ndaj akuzave në speciale për krime ndaj serbëve. Rasti më eklatant është kur para më se dy viteve, partitë e PAN-it dhe presidenti tentuan që ta zhbëjnë Gjykatën speciale me vota në Kuvend. Ndërsa, përpjekja për amnistimin e krimeve apo shmangien e akuzave që mund të lidhen me gjykatën speciale, ka nisur që në vitin 2013, kur i dështoi, atëherë kryeministrit Thaçi, përpjekja për miratimin e një projektligji për amnisti, që përfshinte madje 70 lloje të krimeve (http://gazetashqiptari.com/projetkligji-per-amnistimin-e-krimeve-serbe-dhe-vrasjeve-politike-nga-qeveria-thaci-2/).

Vetë raporti i Dik Martit përmend disa emra si të dyshuar për krime ndaj serbëve, përfshirë presidentin Thaçi, Kadri Veselin dhe figura të tjera që ishin përgjegjësit kryesor në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Aktualisht shumë figura janë intervistuar nga Gjykata speciale, si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj etj., por besohet se edhe presidenti Thaçi është intervistuar, edhe pse vetë e ka mohuar këtë.

Ideja për ndarjen e Kosovës është e kahershme nga intelektualë dhe nga pushtetarë në Serbi, duke e parë qartësisht rrezikun, se Serbia po humbte kontrollin ndaj Kosovës. Njëri nga elaboruesit e kësaj ideje ishte intelektuali nacionalist serb, Dobrica Qosiq.  ”Kosova për një ose dy dekada do të bëhet një shtet shqiptar. Ajo duhet të ndahet me Shqiptarët”. Qosiqi me 1992 i ka propozuar ndarjen e Kosovës edhe Warren Zimmerman-it, ambasadorit të atëhershëm amerikan ne Beograd, që një pjesë e Kosovës, pjesa lindore, të mbetet në Serbi.” (http://gazetashqiptari.com/ideja-e-ndarjes-se-kosoves-teze-serbe/).

Aktualisht në Kosovë kundërshtim publik për arritjen e një marrëveshje në dëm të integritetit territorial të Kosovës, ka shprehur kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, zë opozitar brenda LDK-së, kryeministri Albin Kurti. Ndërsa, AAK-ja sot e ka kundërshtuar deklarimin e z.Borell, por ajo është duke ndihmuar në projektin për krijimin e një qeverie të re. / GazetaSHQIPTARI.com

Related posts

Vuçiq tregon se si u përplas në takim me Kurtin

dardanianews

Shuma marramendëse e parave që do të ndajë SHBA-ja për ta armatosur Ukrainën

dardanianews

Gjermania shënon mbi 100 mijë raste me koronavirus

dardanianews