25.4 C
New York
August 21, 2026
DardaniaNews
Lajme

Ndahet nga jeta ish-Kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej disa kohësh, ai ndodhej në reanimacion në një prej spitaleve private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa mësohet se shkaku i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Më herët, Nano ishte kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar pas viteve ’90. Ai shërbeu disa herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ishte themeluesi e për shumë vite kryetari i Partisë Socialiste. Gjatë karrierës së tij, Nano u shqua për stilin e tij të veçantë politik, qasjen moderne ndaj ekonomisë së tregut dhe rolin e tij në riformësimin e së majtës shqiptare.

Pas largimit nga jeta politike aktive, ai qëndroi për disa kohë jashtë vendit, ndërsa herë pas here është rikthyer në vëmendje përmes intervistave dhe analizave të tij mbi zhvillimet politike në Shqipëri.

/Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Analiza e fortë/ “Skenar i Hashim Thaçit”, kështu e projektoi shkatërrimin e LDK-së

dardanianews

Trump: Falënderoj Iranin që na njoftuan që do të kryenin sulm në Katar, ftoj edhe Izraelin të bëj paqe

dardanianews

Dokumentet / Pasuria e Jozefina Topallit, 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

dardanianews