November 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajmi i fundit

Dhëndri, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë.

Atje janë vrarë dy persona, që janë vëllezër.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë, Lumni Graishta për GazetaBlic.

Zëdhënësi ka bërë të ditur se viktimat janë vëllezër, kurse i dyshuar është dhëndrri.

Ai bëri të ditur se i dyshuari është i njohur për Policinë dhe është në arrati.

“Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër, I dyshuari dhëndërr I tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, tha Graishta.

Related posts

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhje

dardanianews

Shukri Aliu zbulon detaje nga vdekja e profesor Fehmi Aganit: Prapa kësaj qëndrojnë një shqiptar dhe një serb

dardanianews

Skandal në Beograd, pacientes me COVID-19 i publikojnë fotot nudo nga spitali

dardanianews