24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Zbulohet marrëveshja e Sara Hoxhës me Ledri Vulën pas ndarjes së tyre

Blogerja e njohur Sara Hoxha ka folur së fundmi për marrëdhënien e bashkë-prindërimit me ish-partnerin e saj, reperin Ledri Vula, duke treguar se si e menaxhojnë kujdesin për vajzën e tyre, Poem Blu, pavarësisht se jetojnë në qytete të ndryshme.

Sara dhe Ledri i kanë dhënë fund romancës së tyre, por ruajnë një marrëdhënie korrekte në funksion të vajzës, Poem Blu. Sara jeton në Tiranë, ndërsa Ledri Vula në Prishtinë.

Gjatë një sesioni “Më bëj një pyetje” në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën: “Si e menaxhon sfidën e bashkë-prindërimit kur jetoni në qytete të ndryshme?”

Sara u përgjigj me një mesazh të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke theksuar se procesi kërkon kohë dhe përkushtim:

“Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Kjo tregon qartë se prioriteti i tyre është mirëqenia e vajzës, pavarësisht distancës gjeografike dhe ndarjes.

Related posts

Stresi ia qau hallin shëndetësor, Kejsi publikon foto nga Karaibet

dardanianews

Prezantuesja boshnjake e motit ka fituar një popullaritet të madh në internet për shkak të pamjes tërheqëse

dardanianews

Lela bëhet nuse, pak ditë pas ndarjes nga Leo

dardanianews