22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëShowbiz

Dalin mesazhet tepër të rënda që i dashuri i shkruante Daorsës

Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një valë tronditjeje në opinionin publik.

Ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende në fazën e zbardhjes, publikimi i mesazheve kërcënuese ka shtuar kërkesat për një hetim të thelluar mbi rrethanat që çuan në këtë fund fatal.

Në emisionin “Kosova Live” në televizionin T7, u transmetuan biseda tekstuale që, sipas gazetarit në emision, janë mesazhet kërcënuese që Daorsa kishte marrë nga i dashuri.

Këto biseda përmbajnë gjuhë kërcënuese dhe tregonin për një presion të rëndë psikologjik.

Një nga fjalitë më shokuese të publikuara ishte: “Kom me ta djegj çdo qelizë n’trup çka e ki”, duke lënë të kuptohet për qëllime hakmarrëse dhe dëmtuese.

Mesazhe të tjera, si: “Po deri sa t’hakmerrna n’ty” dhe deklarata se nuk po flinte apo hante derisa të vinte hakmarrja, sugjerojnë një gjendje të rëndë konflikti dhe kërcënimesh të drejtuara ndaj Daorsës.

Mediat lokale kanë raportuar se Daorsa Spahiu dyshohet se kishte qenë nën presion të vazhdueshëm psikik dhe fizik nga personi me të cilin ishte në lidhje. Dëshmitë nga komshinjtë në Tetovë flasin për zhurma dhe britma të dëgjuara shpesh nga banesa ku jetonte studentja, si dhe tregime për vajzën e re të parë në gjendje të rënduar emocionale.

Këto mesazhe, të publikuara fillimisht në kuadër të emisionit “Kosova Live” në T7, shihen si një dëshmi shtesë që kërkon nga organet e drejtësisë të zbardhin plotësisht nëse vdekja e studentes ishte pasojë e një situate të rëndë presioni dhe dhune të vazhdueshme. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Kiara-Luiz apo Bora-Donald, kush mban vendin e parë për klikime?

dardanianews

Adonisi bën tatuazh emrin e një vajze, nuk është Teuta Krasniqi!

dardanianews

Vajza e mitur e raportuar e zhdukur në Ferizaj, gjendet pas dy javësh – hetimet zbulojnë detaje tronditëse

dardanianews