July 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Puthje pasionante gjatë natës mes Benitës dhe Bias

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë temperatura të larta dhe skena të papritura, ku protagonistë kësaj radhe nuk kanë qenë çiftet e zakonshme, por dy vajza.

Gjatë festës së organizuar në shtëpi, ku muzika dhe atmosfera ishin në kulm, Benita dhe Bia Khalifa kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në një moment euforie dhe afrimiteti, vajzat nuk janë përmbajtur dhe kanë shkëmbyer një puthje të gjatë dhe pasionante në buzë në mes të pistës së kërcimit.

Siç shihet nga pamjet, ky veprim ka shkaktuar brohoritma dhe habi te banorët e tjerë që ishin prezentë, të cilët e kanë shoqëruar momentin me duartrokitje.

Videoja është bërë menjëherë virale në rrjet, duke u komentuar për guximin dhe thyerjen e tabuve brenda formatit.

 

Related posts

Ndahet Bora Zemani nga Donald Veshaj, zbulohet arsyeja

dardanianews

Xheneta sonte në Big Brother, fansat po e presin me padurim këtë moment 🤗🤫😮

dardanianews

Linda zbulon se burri i saj është 13 vjet më i vjetër se ajo (VIDEO)

dardanianews