22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Puthje pasionante gjatë natës mes Benitës dhe Bias

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë temperatura të larta dhe skena të papritura, ku protagonistë kësaj radhe nuk kanë qenë çiftet e zakonshme, por dy vajza.

Gjatë festës së organizuar në shtëpi, ku muzika dhe atmosfera ishin në kulm, Benita dhe Bia Khalifa kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në një moment euforie dhe afrimiteti, vajzat nuk janë përmbajtur dhe kanë shkëmbyer një puthje të gjatë dhe pasionante në buzë në mes të pistës së kërcimit.

Siç shihet nga pamjet, ky veprim ka shkaktuar brohoritma dhe habi te banorët e tjerë që ishin prezentë, të cilët e kanë shoqëruar momentin me duartrokitje.

Videoja është bërë menjëherë virale në rrjet, duke u komentuar për guximin dhe thyerjen e tabuve brenda formatit.

 

Related posts

“Mos ja thoni Luizit”, Kiara zbulon personin publik për të cilin ka një pëlqim

dardanianews

Të kombinuar deri në detaj – Erolldi dhe Diola shfaqen në kurorëzimin e Teuta Rugovës

dardanianews

Alba sjell foto me nënën, është kaq e re dhe e bukur sa duken si të ishin motra

dardanianews