19.6 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Shpat Kasapit iu dha lamtumira e fundit sot, Rezart Veleshnja bënë REAGIMIN E ASHPER ‘Turp të keni…

Aktori Rezart Veleshnja, i cili ka qenë dhe një prej miqtë më të afërt të këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar ashpër ndaj mosrespektin që ju bë artistit nga autoritetet maqedonase.

Sipas aktorit, ashtu sikurse vite më parë ky shtet shpalli ditë zie për humbjen nga jeta të artistit Tose Proeski, njëjtë duhet të kishte vepruar edhe ditën e sotme.

Kjo mungesë respekti për Shpatin ka ardhur sipas Veleshnjas vetëm për faktin që ai është shqiptar.

“Një shtet që s’mundesh as shtet ti thuash! Turp e faqja e zezë, diskriminim në maksimum.

Maqedonasit për Tose Proeskyn e shpallën ditë zie, ndërsa për Shpat Kasapin qëndruan indiferent vetëm se ai është shqiptar! Turp të kenë”,

shkruan aktori, ndërkohë që vetëm pak pas këtij reagimi të Veleshnjas ka reaguar edhe Komuna e Tetovës e cila ka vendosur që ditën e nesërme,

1 dhjetor, ta shpallë ditë zie në nder të këngëtarit Shpat Kasapi.

Pjesë e homazheve në ndër të artistit i pranishëm këtë të diel ishte edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Lamtumirë, Shpat Kasapi! Tetova humbi një artist të madh, një njeri të mirë, një bir të saj dhe mikun e rinisë. U bëfsh lule e xhenetit Shpat”, tha Kasami.

Related posts

Romeo gjest seksist ndaj Erjolës?! Debat i ashpër mes banorëve: Po sikur t’ia bëjnë të dashurës tënde…

dardanianews

Pasi Big Brotheri i Kosovës fillojë të ‘ndizet’, Arbana Osmani i bën një ‘diss’

dardanianews

Enver Hoxha përdori gjakun e 27 bebeve për t’u kuruar! Studiuesi zbardh rrëfimin e nënave

dardanianews