-0.3 C
New York
December 28, 2025
DardaniaNews
Lajme

Vendimi nëse do t’i kthehen punës nesër, Trafiku Urban del me një njoftim

Trafiku Urban ka njoftuar se që nga nesër do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit public.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme si shkak i vështirësive financiare, shkruan Insajderi.

“Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik”, thuhet në njoftim.

“Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

Related posts

Vizitoi Thaçin, Veselin e Selimin, Behgjet Pacollit i vjen ‘goditja’ e fortë: Ja pse qëndroi në Hagë

dardanianews

Fundi i luftës në Ukrainë, Putin i përgjigjet Zelenskyt: “Nuk kam asgjë kundër, por duhen krijuar kushtet”

dardanianews

“Krijohet” krijohet “ushtria” për çlirimin e Vorio Epirit

dardanianews