14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Kurti e Haxhiu kanë takuar kryeprokurorin e Speciales”, paditet Milaim Zeka

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur padi ndaj ish-deputetit të Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, pas disa deklaratave të këtij të fundit se kryeministri Albin Kurti dhe vetë ministrja Haxhiu janë takuar me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.

Haxhiu përmes padisë së dërguar në Gjykatën Themelore, pretendon se Zeka ka shpifur dhe kështu ka dëmtuar reputacionin e saj dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.“Kjo deklaratë dihet qartazi se është e pasaktë dhe për këtë është në dijeni edhe vet i padituri Milaim Zeka por e ka bërë këtë me qëllim të dëmtimit dhe cenimit të imazhit të palës paditëse”, thuhet në mes tjerash në padi.

Haxhiu ka kërkuar kompensim në të holla dhe sipas saj këtë vlerësim duhet ta bëjë Gjykata kompetente që e trajton rastin.“Pala paditëse vlerëson se për shkak të përjetimit të dhimbjes shpirtërore, denigrimit të personalitetit dhe cenimit të autoritetit, në bazë të nenit 182 par. 1 të Ligjit nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, kompensimi i dëmit jo material të bëhet në të holla në vlerë të caktuar në bazë të vlerësimit të gjykatës kompetente”, potencohet në padi ndër të tjera./Express/

Related posts

LDK e fiton përfundimisht Dragashin

dardanianews

Kryetari i Athinës kujton kohën kur Rugova hëngri në shtëpinë e tyre në Greqi

dardanianews

Lutfi Haziri publikon deklaratën e Rugovës ku fliste për UÇK-në: Organizatë e krijuar nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovë

dardanianews