November 5, 2026
DardaniaNews
Lajme

FAMILJA RUGOVA REFUZON VIZITËN E DONIKA GËRVALLËS DHE PËRFAQËSUESVE TË GUXO-S

Burime nga Gazeta Momenti bëjnë të ditur se një tentativë e Donika Gërvallës dhe disa përfaqësuesve të GUXO-s për të vizituar familjen e Presidentit Ibrahim Rugova nuk është pranuar nga familja.

Sipas këtyre burimeve, përfaqësuesit e GUXO-s kishin kërkuar që vizita të realizohej në shtëpinë e Presidentit Rugova, në një kohë kur po afrohet fushata zgjedhore. Familja, megjithatë, nuk ka pranuar pritjen dhe takimi nuk është zhvilluar.

Arsyeja, sipas informacioneve jozyrtare, lidhet me qëndrimin politik të GUXO-s dhe largimin e tyre nga vlerat dhe trashëgimia e Presidentit Rugova, i cili për shumëkënd mbetet figura qendrore e LDK-së.

As familja Rugova dhe as subjekti GUXO nuk kanë reaguar publikisht për këtë çështje.

Related posts

Ja kush qëndron pas “Fantazmës” që po frikëson kosovarët

dardanianews

Zeka: Ja çka i tha Kurti Rexhep Selimit gjatë fushatës zgjedhore

dardanianews

Lushtaku publikon një video të vitit 1994, ku fliste dëshmori i kombit Bekim Berisha – “Abeja”

dardanianews