June 23, 2026
DardaniaNews
Lajme nga BotaLajmi i fundit

Shefi i Nato-s: Duhet të përgatitemi për luftë me Rusinë, në shkallën që perjetuan gjyshërit tanë!

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka lëshuar sot një paralajmërim të fortë nga Berlini, duke u kërkuar 32 vendeve anëtare të rrisin urgjentisht kapacitetet mbrojtëse për të shmangur një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Rutte tha se shumë aleatë po tregohen ‘të vetëkënaqur’ dhe se nuk po e ndiejnë seriozitetin e kërcënimit në Evropë. Sipas tij, nëse prodhimi dhe investimet në mbrojtje nuk rriten menjëherë, rreziku i një lufte të madhe, të ngjashme me atë që përjetuan brezat e kaluar, bëhet real.

“Ne jemi objektivi i radhës së Rusisë. Shumë mendojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Konflikti është te dera jonë”, u shpreh Rutte.

Pak javë më parë, ish-komandanti i Forcave të Bashkuara në Britani, gjenerali Sir Richard Barrons, paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar nuk është gati për një luftë të gjatë, duke thënë se vendi mund të bëhet “gati vetëm pas rreth 10 vitesh”, për shkak të mungesave në investime që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë, mes këtyre paralajmërimeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë sot një takim urgjent me rreth 30 vende të quajtura “Koalicioni i Vullnetit”, për të diskutuar hapat e mundshëm drejt përfundimit të luftës me Rusinë në kushte sa më të drejta për Ukrainën. Në takim pritet të marrin pjesë edhe liderët e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës.

Zelensky nënvizoi se bisedimet po zhvillohen me nxitim për të shmangur presionet nga Donald Trump, i cili sipas tij ka shfaqur qëndrime më të favorshme ndaj regjimit të Putinit.

“Në komunikojmë çdo ditë me partnerët tanë për të gjetur hapat realistë që do të çojnë drejt fundit të luftës. Çdo marrëveshje duhet të jetë e besueshme dhe e dinjitetshme për Ukrainën”, shkroi Zelensky.

Sipas vendeve europiane, negociatat e paqes duhet të drejtohen me kujdes, pasi siguria e tyre varet drejtpërdrejt nga rezultati i kësaj lufte.

Related posts

Gruaja e George Floyd i drejtohet mediave, me vete kishte marrë edhe të bijën – nuk mund të ndalte lotët derisa fliste

dardanianews

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një …

dardanianews

Ish-ministri rus zbulon kohën e saktë kur Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore

dardanianews