13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rriten temperaturat në shtrat për Benitën dhe Toneyn

Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova u dominua nga diskutimet mbi trekëndëshin e krijuar mes Toney-t, Benitës dhe Klodit. Klipi i transmetuar vuri në pikëpyetje qëllimet e Benitës, duke krijuar një atmosferë të rëndë dhe plot pasiguri. Por, duket se mënyra më e mirë për t’i mbyllur gojën dyshimeve, për ta, ishte afërsia fizike.

Pas përfundimit të spektaklit, situata ndryshoi rrënjësisht. Toney dhe Benita janë parë të pandarë në shtrat, ku temperaturat u rritën ndjeshëm.

Kamerat kanë kapur momente tejet intime, ku dyshja nuk i ka kursyer përkëdheljet dhe ledhatimet e gjata ndaj njëri-tjetrit. Të mbuluar pjesërisht, por me një gjuhë trupi që fliste qartë, ata duket se gjetën ngushëllim në krahët e njëri-tjetrit pas “sulmeve” të Prime-it.

Këto skena pasioni u shoqëruan edhe me deklarata të forta emocionale. “Unë çmendem për ty”, i pëshpëriti Toney, ndërsa Benita i dha sigurinë që i mungonte: “Mundemi të vazhdojmë edhe jashtë, nëse është mundësia”.

Pas këtyre pamjeve, trekëndëshi duket thjesht një kujtim i largët. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Lotina kapet “mat” duke kaluar ditën me dikë tjetër, Mozziku duket se do t’i jap fund lidhjes me të

dardanianews

Ndahen Ledion Liço dhe Sara Hoxha? Gazetari bën deklaratën befasuese

dardanianews

Regjisorja Blerta Zeqiri tregon se si ishte rrahur nga Diellza Kolgeci

dardanianews