23.3 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rriten temperaturat në shtrat për Benitën dhe Toneyn

Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova u dominua nga diskutimet mbi trekëndëshin e krijuar mes Toney-t, Benitës dhe Klodit. Klipi i transmetuar vuri në pikëpyetje qëllimet e Benitës, duke krijuar një atmosferë të rëndë dhe plot pasiguri. Por, duket se mënyra më e mirë për t’i mbyllur gojën dyshimeve, për ta, ishte afërsia fizike.

Pas përfundimit të spektaklit, situata ndryshoi rrënjësisht. Toney dhe Benita janë parë të pandarë në shtrat, ku temperaturat u rritën ndjeshëm.

Kamerat kanë kapur momente tejet intime, ku dyshja nuk i ka kursyer përkëdheljet dhe ledhatimet e gjata ndaj njëri-tjetrit. Të mbuluar pjesërisht, por me një gjuhë trupi që fliste qartë, ata duket se gjetën ngushëllim në krahët e njëri-tjetrit pas “sulmeve” të Prime-it.

Këto skena pasioni u shoqëruan edhe me deklarata të forta emocionale. “Unë çmendem për ty”, i pëshpëriti Toney, ndërsa Benita i dha sigurinë që i mungonte: “Mundemi të vazhdojmë edhe jashtë, nëse është mundësia”.

Pas këtyre pamjeve, trekëndëshi duket thjesht një kujtim i largët. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

“Të erdhi Ola dhe the po i futem…”/ Valbona ‘mbaron’ nga xhelozia ndaj Laertit?

dardanianews

Nga puna si shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë, Juliana Nura: Djemtë janë thjesht “ex-a”

dardanianews

Lidhja e zjarrtë mes Ledrit dhe Xhensilës e prek keq Sarën, reagon për herë të parë dhe i befasoi të gjithë

dardanianews