29.4 C
New York
June 11, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Arrestohet ish-ministri i Kosovës, ja për kë bëhet fjalë

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, është arrestuar të enjten në mbrëmje pas një aksioni të Policisë në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale.

Ismajli, dyshohet se së bashku me gjashtë zyrtarë tjerë publikë kishin shfrytëzuar Gjykatën në Graçanicë për dallavere me pronat.

Sipas një njoftimi të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Përpos ish-ministrit Ismajli në mesin e të arrestuarve janë edhe gjyqtari mbikqyrës i Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Graçanicë, zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve dhe zyrtari i ATK G.L

Sveçla ka thënë se grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Related posts

Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

dardanianews

A kishte plan për vrasjen e ish-presidentit Rugova në Tiranë, përgjigjet Xhavit Haliti

dardanianews

Fantazia më e nxehtë e vitit 2025 ishte “punësimi”, ç’tregon raporti i faqes për të rritur

dardanianews