12.4 C
New York
March 11, 2026
DardaniaNews
Lajme

Raportohet se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares – ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut

Në media është duke u raportuar se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së. Krahas dorëheqjes së saj po raportohet gjithashtu se ajo ka kërkuar edhe dorëheqjen edhe të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Koha, duke cituar burime, raportoi se Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë Bajramin, si dhe zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por kanë qenë të paqasshëm.

Lëvizja e Bajramit vjen pas rezultatit të dobët që kjo parti regjistroi në zgjedhjet e fundit.

Pas një takimi joformal që mbajtën dje disa nga figurat kryesore të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku tha se në Kuvendin e partisë do të dorëzojë dorëheqjen, në rast se këtë ia pranojnë bashkëpartiakët e tij.

Derisa Bajrami para se të niste ky takim iu kishte thënë gazetarëve se qëndrimin e saj do ta paraqesë në takim dhe pas tij edhe për publikun. Sidoqoftë, deri tash Bajrami s’është deklaruar./Express/

Related posts

A u diskutua në mbledhjen e LDK-së dorëheqja e Zemajt?

dardanianews

Për çka u dënua Salih Mustafa me 26 vjet burg?

dardanianews

Bislimi tregon për herë të parë raportin në mes Kurtit dhe Konjufcës

dardanianews