4.1 C
New York
March 25, 2026
DardaniaNews
Lajme

12 nga 15 deputetët e LDK-së të gatshëm të mos e bllokojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

EKSKLUZIVE / 12 nga 15 deputetët e LDK-së të gatshëm të mos e bllokojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Burime të afërta me Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë bërë të ditur Gazeta Minuti se shumica e deputetëve të LDK-së, konkretisht 12 nga 15, janë të gatshëm të qëndrojnë në sallë gjatë seancës dhe të mos pengojnë procesin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës, në rast se Vjosa Osmani propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas këtyre burimeve, ky qëndrim vjen si rezultat i pritjeve të LDK-së për një marrëveshje politike me kryeministrin Albin Kurti, e cila pritet të përfshijë garanci dhe zotime për çështje kyçe politike dhe institucionale.
Po ashtu, burimet e Gazeta Minuti bëjnë me dije se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i gatshëm të qëndrojë në sallë, duke sinjalizuar një qasje më konstruktive të partisë për të shmangur një krizë të re institucionale.
Megjithatë, vendimi final i LDK-së do të varet nga rezultati i bisedimeve politike me Albin Kurtin, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për këtë proces. /Gazeta Minuti/

Related posts

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinë

dardanianews

Lladrovci flet për akuzat se sulmoi ish-kandidatin e PDK-së për deputet

dardanianews

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

dardanianews