Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e shumëpërfolur në studion e emisionit “Për’puthen”, ku Laert Vasili u përjashtua zyrtarisht nga programi pas një veprimi që u konsiderua i papranueshëm nga produksioni.
Në video shihet qartë çasti i tensionuar, ku Laerti ngrihet nga vendi i tij, afrohet drejt njërës prej konkurrenteve, i kap fytyrën dhe e puth në buzë pa pëlqimin e saj.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta në studio, duke shokuar konkurrentët dhe stafin e emisionit.
Perputhen/Instagram
Sipas produksionit, sjellja e tij ka shkelur rregullat dhe parimet e formatit, ndaj është marrë vendimi për largimin e menjëhershëm nga programi.
Situata ka krijuar tension të madh dhe ka qenë një nga momentet më të bujshme të këtij sezoni, duke nxitur diskutime të shumta edhe në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ndezur debat në publik, ndërsa shumë ndjekës kanë reaguar për veprimin e Laert Vasilit dhe vendimin e produksionit për ta përjashtuar nga emisioni. /Telegrafi/


