26.3 C
New York
June 12, 2026
DardaniaNews
BotaLajmeLajme nga Bota

Mojtaba Khamenei bën deklaratën e parë si Lider Suprem dhe trondit botën

Mojtaba Khamenei ka dhënë mesazhin e tij të parë si Lider Suprem Iran. Deklarata e Khameneit, u lexua në median shtetërore iraniane, shkruan CNN.

Khamenei ka bërë thirrje për unitet midis popullit iranian dhe paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare, do të mbetet e mbyllur si një “mjet presioni”.

Në deklaratë thuhej se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë. Sipas 56-vjeçarit, të gjitha bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen ose “do të sulmohen”.

Khamenei tha se Teherani beson në “miqësinë” me fqinjët e tij, duke theksuar se po synon vetëm bazat amerikane në këto vende.

Mojtaba Khamenei u zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve të SHBA dhe Izraelit.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur u zgjodh për të pasuar të atin, teksa është raportuar se është plagosur nga sulmet.

Related posts

Ilir Ferati bën postimin prekës për vëllain: Deri herën tjetër Trim…

dardanianews

Dy policë të Kosovës shpëtojnë një të ri i cili planifikonte të vetëvritej

dardanianews

Biseda interesante e Ibrahim Rugovës me Sabri Fejzullahun: Jemi një gjeneratë, ka qenë ekstravagant

dardanianews