Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të fusin ushtrinë këmbësorike në Iran, lufta do të hynte në një fazë krejt tjetër. Nuk do të ishte më vetëm luftë me avionë dhe raketa, por një pushtim tokësor shumë i gjatë dhe i rrezikshëm.Irani është një ve
nd shumë i madh, rreth 1.6 milion km², me mbi 80 milion banorë dhe me terren të ashpër malor. Kjo do të thotë se edhe nëse ushtria amerikane ka epërsi të madhe në teknologji dhe aviacion, kontrollimi i territorit do të ishte shumë i vështirë.Në fazën e parë, SHBA do të dominonte nga ajri: avionë, dronë dhe raketa do të godisnin bazat ushtarake iraniane. Por problemi fillon pasi trupat futen në tokë. Irani ka ndërtuar për dekada një strategji që përfshin raketa, dronë, Garda Revolucionare dhe luftë guerile, gjë që mund ta kthejë luftën në një konflikt të gjatë.Në një skenar të tillë mund të përfshihen edhe aktorë të tjerë: • Izrael mund të mbështesë me sulme ajrore dhe inteligjencë. • NATO mund të japë mbështetje logjistike ose mbrojtje ajrore, por nuk është e sigurt që të gjitha vendet do të hyjnë në luftë. • Grupet aleate të Iranit në rajon mund të hapin fronte të tjera në Lindjen e Mesme.Pasoja nuk do të ishin vetëm ushtarake. Një luftë e tillë mund të prekë edhe ekonominë globale, sepse përmes Ngushticës së Hormuzit kalon një pjesë shumë e madhe e naftës së botës. Nëse ajo mbyllet, çmimet e energjisë do të rriteshin në gjithë botën.Pra përfundimi është i thjeshtë: Amerika mund të hyjë në Iran ushtarakisht, por ta fitojë shpejt dhe ta kontrollojë një vend kaq të madh do të ishte shumë më e vështirë. Dhe një konflikt i tillë do të kishte pasoja për gjithë botën.

