4.4 C
New York
March 14, 2026
DardaniaNews
KinematografiKulturëLajme

Aktorja e madhe Tinka Kurti nga shtëpia e të moshuarve: Tragjedi që erdha këtu por ka njerëz të mrekullueshëm

Aktorja legjendare Tinka Kurti, një nga figurat më të mëdha të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, ka rrëfyer se aktualisht jeton në një shtëpi të të moshuarve.

Në një mesazh publik, ajo u shpreh se fillimisht ardhja aty ishte një moment shumë i vështirë për të.

“Për mua ishte një tragjedi që erdha këtu, por tani nuk them se dua të iki, sepse ka njerëz të mrekullueshëm.”

Aktorja me një karrierë prej më shumë se 60 vitesh, me mbi 50 filma dhe rreth 150 shfaqje teatrore, është një nga emrat që i ka dhënë shumë artit shqiptar.

Ajo kujtoi gjithashtu me dhimbje edhe ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa, duke theksuar se artistët kanë shërbyer gjithë jetën për publikun dhe do ta bëjnë këtë deri në frymën e fundit.

Related posts

Koronavirusi në Kosovë, infektologu Ahmeti: 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare

dardanianews

Kastriot Myftarai e ofendon rëndë hoxhën Elvis Naçin – O Elvis ti je vetëm një vjedhës dhe mashtrues

dardanianews

Vjen një lajm i madh për Kosovën: Mirësevini në Gjermani pa ndalesa!

dardanianews