May 1, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rogerti godet Gimbon, a do te kete zarf te zi sonte

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë nga tensionet e forta ditën e sotme, ku një debat i ashpër ka degraduar në kontakt fizik. E gjithë ngjarja nisi nga Selin, e cila shpërtheu e revoltuar ndaj Rogertit pas një deklarate të tij të rëndë lidhur me babain e saj, që sipas banorit ai ndodhet në burg.

Situata doli shpejt jashtë kontrollit kur në këtë përplasje u përfshi edhe Gimbo. Gjatë debatit të tensionuar mes djemve, Rogerti e ka shtyrë Gimbon me duar—një veprim ky që thyen rreptësisht rregulloren bazë të formatit, ku prekjet (dhuna) fizike janë rreptësisht të ndaluara.

Ky gjest ka shkaktuar menjëherë “tërmet” në platformën X (Twitter). Ndjekësit e programit kanë shpërthyer në komente të ashpra, duke e cilësuar veprimin e Rogertit si po aq të rëndë, apo edhe më keq, se ai i Markos. Kujtojmë se pak kohë më parë, Marko doli nga shtëpia me “Zarf të Zi” pikërisht për një shtyrje të ngjashme fizike ndaj Shëndritit.

Tashmë, vëmendja e të gjithë publikut është te spektakli i sonte. A do të marrë “Vëllai i Madh” masa ekstreme për të përjashtuar Rogertin me zarf të zi, apo do të ketë një tjetër lloj penalizimi? Gjithçka pritet të sqarohet në “Prime”.

Related posts

Diana kështu po e shpreh dashurinë për Arionin

dardanianews

Të gjithë më thonë falja”/ Xhensila fajtore? Bes Kallaku: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

dardanianews

Ja sa kushtojnë vathët e Jonidës sonte

dardanianews