azeta Nacionale ka siguruar një fotografi nga ambientet e Presidencës së Kosovës, ku shihen portretet e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.
Siç shihet në fotografi, Rugova dhe Jashari janë vendosur krah njëri-tjetrit, në dy portrete të mëdha.
Ajo që bie në sy është se, portreti i Adem Jasharit dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur për herë të parë në ambientet e Presidencës.
Flamuri i UÇK-së është vendosur në anën e djathtë, pranë portretit të komandantit legjendar Adem Jashari.
Në ambientin e fotografuar vërehen edhe disa detaje të tjera me domethënie historike dhe simbolike.
Pranë portretit të Ibrahim Rugovës shihet një koleksion gurësh të Trepçës, të ngjashëm me ata që ish-presidenti historik i përdorte gjatë takimeve me personalitete ndërkombëtare.
Gurët e Trepçës ishin ndër simbolet karakteristike që Rugova i prezantonte dhe i dhuronte në takimet me udhëheqës dhe figura të rëndësishme botërore.
Ndërkaq, në anën tjetër, pranë portretit të komandantit legjendar Adem Jashari, është vendosur një plis i bardhë, simbol tradicional i identitetit kombëtar shqiptar.
Lidhja Demokratike e Kosovës kishte shprehur kritika ndaj Presidencës, lidhur me pretendimet se portreti i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova ishte larguar nga ambientet e institucionit.

