November 17, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Paralajmërohen erëra të forta të enjten, IHMK kërkon kujdes nga qytetarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar erëra të forta gjatë ditës së enjte, të cilat pritet të jenë më të theksuara nga mesdita deri në mbrëmje.

Sipas parashikimit të përditësuar të IHMK-së, e mërkura do të karakterizohet me mot relativisht të butë, ku temperaturat do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes, deri në 16 gradë gjatë ditës. Po ashtu, parashikohen reshje të lehta shiu.

Ndërkaq, e enjtja pritet të jetë dita më e paqëndrueshme e javës dhe ajo që kërkon vëmendjen më të madhe. Temperaturat do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, vlera relativisht të larta për mesin e muajit nëntor.

Elementi kryesor i motit gjatë kësaj dite do të jetë era e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të

nga 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa në intervale të caktuara mund të ketë edhe rrebeshe më të fuqishme. Era pritet të ndihet më shumë nga mesdita deri në mbrëmje.

Gjatë ditës parashikohen edhe reshje të lehta dhe të herëpashershme, rreth 1 milimetër për çdo tri orë. Në fund të ditës pritet të kalojë një front atmosferik, i cili do të sjellë ndryshim të drejtimit të erës.

Për shkak të erërave të forta, IHMK-ja u bën thirrje qytetarëve që të sigurojnë objektet e lehta në ambientet e jashtme, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Gjithashtu, vozitësit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët e hapura.

Të premten, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Mëngjesi do të jetë më i freskët, me temperatura nga 8 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato do të ngjiten deri në 17 gradë. Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, fillimisht e fortë, por më pas pritet të dobësohet.

Ndërkaq, rënie e temperaturave parashikohet gjatë fundjavës. Nga e shtuna, temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 9 deri në 11 gradë Celsius. Moti do të jetë kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta në fund të ditës.

Related posts

NGA KUSH DUHET TË MBROHEN “VLERAT E LUFTES“

dardanianews

Albulena Haxhiu mohon se Vetëvendosje ka kërkuar nga Vjosa Osmani të aderojë në parti

dardanianews

Ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit: Gjeneratë pas gjenerate keni punuar për Serbinë

dardanianews