16.9 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
LajmeSport

Ambasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën në hapësirat e misionit të saj diplomatik para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte në Prishtinë.

Në njërën prej fotografive shihet E Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll.

Në prag të ndeshjes finale të play off-it ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen për futbollistët kosovarë me një mesazh inkurajues.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”.

Ky mesazh reflekton jo vetëm përkrahjen diplomatike që e ka pasur shteti i ri nga SHBA-ja, por edhe një afrim të përfaqësuesve amerikanë me emocionet kolektive të shqiptarëve të Kosovës para ndeshjes, e cila përjetohet si një mundësi historike për vendin.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2Fpfbid0XbkY3zpLpdHUTdK8LSh6EuWSvU5F9Ld93dMLHeXm3kVs4Ug9JebQ3EXvkEeTD8qEl&show_text=true&width=500

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/1330764825749234?ref=embed_post

Related posts

Armend Zemaj për herë të parë zbulon një bisedë mes Ibrahim Rugovës dhe Tahir Zemajt, ja çfarë i kishte premtuar presidenti

dardanianews

Ronaldo kthehet në “Santiago Bernabeu”

dardanianews

LAJMI I FUNDIT/ Lufta BOTËRORE një hap larg, TRUMP vendos dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë

dardanianews