2.3 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Vjosa Osmani shkruan historinë, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsejt 300 mijë e 788 kosovarëve të cilët kanë shënjuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti e i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë në kohën kur mbaheshin zgjedhjet me lista të mbyllura e ku votat që merrte partia i shkonin drejtpërdrejt liderit të partisë, rekordin e njeriut më të votuar në Kosovë e mban ish-presidenti dhe themeluesi i LDK’së, Ibrahim Rugova.

Në vitin 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë 359 mijë e 851 vota apo 45.65 % që ishte përkthyer në 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Atë kohë Rugova kishte lënë prapa Hashim Thaçin me Partinë Demokratike të Kosovës që kishte marrë 202 mijë e 622 vota dhe Ramush Haradinajn që me AAK-në kishte marrë afro 62 mijë vota.

Zgjedhjet e vitit 2001, KQZ

Një rekord të tillë votash Osmani e ka marrë pas përplasjeve konsekuente që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, dhe pas vendimit që përfundimisht t’i ndajë rrugët me partinë ku kishte nisur karrierën e saj politike e që së fundi ia kishte dhënë edhe besimin për të kandiduar për kryeministre.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit

Si kandidate e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, kishte humbur zgjedhjet e 6 tetorit përballë kundër kandidatit të VV’së, Albin Kurti.

Pavarësisht një rezultati të tillë dhe rivalitetit, të dy partitë pas disa muajsh negociata kishin arritur pajtueshmëri të qeverisin bashkë edhe falë insistimit të Vjosa Osmanit.

Problemet dhe mospajtimet brenda qeverisë kishin bërë që Kurti të mos qëndronte gjatë në pushtet. LDK kishte vendosur që ta rrëzonte liderin e VV’së nga pushteti pavarësisht se brenda partisë kishte mospajtime për një gjë të tillë.

Ky ishte një prej vendimeve të LDK’së që Vjosa Osmanin e vendosi përfundimisht në anën tjetër, krah Albin Kurtit.

Osmani pas ndarjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar listën e saj “Guxo” me të cilën ka garuar edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e listës së Vetëvendosjes.

Ajo ka arritur që bashkë me kandidatët e saj për deputetë të fitojë 7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

 

 

Related posts

Isa Mustafës i vjen thirrja e fortë: Ja çka duhet të ndryshojë në LDK, ky duhet të jetë kandidati për kryeministër

dardanianews

Përfshirja “qëllimkeqe” e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi

dardanianews

Video që po çan rrjetin, polici në Tiranë nuk përmbahet

dardanianews