14.7 C
New York
October 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Matoshi: Të majtët dhe kolona e pestë brenda LDK’së duan ndarjen e kësaj partie

Publicisti Halil Matoshi thotë se nënkryetari i LDK’së. Agim Veliu, pas atentatit në fillim të 2000-ave, është viktimë për herë të dytë dhe, sipas tij, po denigrohet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Matoshi sheh rrezik për ndarje të LDK’së, e thotë se për këtë janë të interesuar “partitë e majta dhe Kolona e Pestë”.

Sipas publicistit, është roli i kreut të LDK’së, Isa Mustafa, që ta mbajë partinë të bashkuar.

LDK po mbahet – rivalët duen ndarjën e saj!

Kastile, due me bâ të qartë, kurre nuk kam qenë pjesë e strukturave të LDK-së edhe pse nënshkrues i Konventes themeluese të saj, në dhetorin e 1989. Njâjtë si sot, për LDK-në janë thânë fjalët identike (kush ka kujtesë!?) nga kundërshtarët politik të saj.

Sikur atëherë kur ata vriteshin e merrnin plagë me atentate, më 1999-2003. (Agim Veliu që sot po denigrohet nga Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje, âsht viktimë për së dyti!)

Të njâjtat gjykime e paragjykime, si atëherë kur u nxit ndarja e saj (2006) si sot. Atëherë në ballë Gani Geci, tash sërish po ata, bashkë me Haxhi Avdylin!?

Por, lidershipi aktual i LDK-së. ka merita historike për këtë parti, nëse mbrrinë me e rujtë pa u rinda!

Ky âsht roli i Isa Mustafës!

Ashiqare, për ndarjën e saj janë t’interesume partitë e majta dhe ‘Kolona e Pestë’ e saj!

Prandej e djathta kosovare, natyrshëm ka me u detyru me u rigrupu në ni front unik!

 

 

 

Related posts

Çfarë postonte në Tik Tok shqiptari para se të vriste 27 vjecaren italiane

dardanianews

Foreign Policy: Çfarë ndodh nëse Putin humbet luftën në Ukrainë?

dardanianews

Nëna e Vjosa Osmanit, një nga mijëra infermieret në Kosovë që janë në vijën e frontit ndaj Covid 19

dardanianews