April 5, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Ndarja nga ish-burri, mësohet risia e fundit nga Teuta Selimi

Historia e ndarjes së tyre me sherr në vitin 2024 bëri xhiron e mediave, e shoqëruar me tensione të ashpra dhe akuza që kërkuan edhe ndërhyrjen e policisë.

Që nga ajo kohë, jeta e tyre ka marrë drejtime krejt të ndryshme.

Ish-bashkëshorti i këngëtares ka vazhduar të qëndrojë në Zvicër së bashku me dy djemtë e tyre, ndërsa Teuta e ka përqendruar jetën dhe karrierën e saj në Prishtinë.

Tani, Prive By Liberta Spahiu mëson se një tjetër proces i rëndësishëm është hapur mes tyre: ndarja e disa prej pasurive të përbashkëta. Ky hap përfundimtar mbyll çdo shteg dhe iluzion të mundshëm për një ribashkim të çiftit. Këngëtarja ka shpërndarë shpesh mesazhe të koduara e indirekte në rrjetet e saj sociale, duke konfirmuar se kjo mbetet një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht për të.

Madje, në muajin shkurt ajo publikoi një status të ashpër ku theksonte prerë: “S’ja vlen as me u shty me ty”, duke i cilësuar njerëzit që e kanë zhgënjyer si njerëz të pavlerë, që “vetëm marrin frymë” e që s’kanë asnjë peshë njerëzore, për t’i kërkuar më pas ndjesë ndjekësve për atë shpërthim. /Prive By Liberta Spahiu

https://youtube.com/watch?v=1K5T84MW-xU%3Ffeature%3Doembed

Share This Article

Related posts

Pak ditë para lindjes, Sara Gjordeni po shkëlqen “toples” në imazhet e fundit

dardanianews

Ronela Hajati shijon pushimet në Meksikë, nuk i ndal pozat

dardanianews

Arresti shtëpiak/ Armina Mevlani komenton situatën e Sali Berishës: Kjo është diçka

dardanianews