25.3 C
New York
April 15, 2024
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

A janë këto pamje të vërteta? Meritoni dhe Egla befasojnë të gjithë me veprimin e tyre të papritur

Një situatë e papritur ka ndodhur mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos, në dhomën e bardhë ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën.

Meritoni si dhe Egla kanë shkëmbyer një përqafim, si kurrë më parë, përkundur armiqësive që kanë pasur brenda shtëpisë gjatë tërë kësaj kohe.

Ishte Meritoni ai i cili iu afrua Eglës, dhe tha se do t’i dhuronte një përqafim, megjithatë aktorja e pranoi pa hezituar derisa e pyeti se si “fjeti”.

 

Dyshja, përfshirë edhe Ilnisa Agollin do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën, sipas vendimit të Vëllait të Madh; një mundësi e dytë pas masës për t’i skualifikuar.

Deri të shtunën, publiku do të vendosë se kë do të mbajë në shtëpi për të vazhduar tutje rrugëtimin. Dy nga më të votuarit do të mbesin në lojë, njëri do të skualifikohet nga gara.

Ditët e fundit, këta të tre kanë qenë personazhet më të përfolur brenda BBVA-s, pas tensioneve dhe përplasjeve që kanë pasur. /Telegrafi/

Related posts

Gjatë marketingut Santiana e shanë me rob shpie Bledi Manën

dardanianews

Kush janë vjehrra dhe nusja VIP që priten të bëjnë namin në BBV (VIDEO)

dardanianews

Nuk u shfaq si opinionist në BBVK, Olti Curri ka dy fjalë

dardanianews