11.3 C
New York
April 23, 2026
DardaniaNews
Lajme

REAGIM ndaj shkrimt të Hafiz Gagicës, Botuar tek VOAL.CH- Me titull: “Të pavërtetat nuk i bëjnë nder heroit Sali Çekaj dhe as luftës çlirimtare e heroike të Kosovës!

” Shkruan: Oso FERIZI

Për hir të vërtetës dhe opinionit dua të pasqyroj, të pa vërtetat që ka sjellur zt. Gagica. Drejtuar z. Hafiz Gagica dhe atyre që përmes propagandës po tentojnë të rishkruajnë historinë tonë të përbashkët më improvizime. Unë, si dëshmitar dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i shumë ngjarjeve e proceseve që nga vitet 1989/90, nuk mund të hesht përballë ndërtimit të miteve të rreme. Respekti nuk fitohet me postime nostalgjike, fasada, por me transparencë dhe vepra të dokumentuara. Për vite me radhë, kemi parë një përpjekje për të glorifikuar figurën tij, pa ia mohuar kontributin, duke anashkaluar kontributin kolektiv të qindra veprimtarëve (Sali Çekaj, Shaban Bobaj, Hazir Krasniqi, Zymer Lulaj, Agim Kameraj, Emrush Lokaj, Dan Gashi, Avdi Kadrijaj, Xhafet Leci. e shumë të tjerë). Është koha që e vërteta të dalë në dritë përmes fakteve dhe jo përmes narrativave të njëanshme. I. PYETJET QË KËRKOJNË PËRGJIGJE FINANCIARE Në emër të pastërtisë së historisë dhe djersës së mërgatës, z. Gagica duhet të sqarojë shumë gjëra: • Raportet financiare të Anëtarësisë: Pse nuk ekzistojnë raporte financiare transparente për mjetet e mbledhura nga dega e LDK-së në Gjermani për periudhën 1991–2000? I vetmi raport financiar i vitit (1991-93)ngre dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e tij. • Keqpërdorimet e dokumentuara: Ku është raporti për blerjen e veturës BMW, e cila u ble 30.000 DM nga mjetet e anëtarësisë, ndërkohë që marrëveshja në kryesi ishte për 10.000 DM? • ⁠Mjetet e mbledhura për vetëmbrojtje, • ⁠Shpenzimet(kosto) e bëra për dy Grupet guerile që u sterviten në Shqipëri(Surel), • Shtatorja e Sali Çekajt: Pse 25 vite pas luftës nuk ka një raport për mjetet e mbledhura për Shtatoren e heroit Sali Çekaj në Deqan në vitin 2001, ku mbetën të papaguara 12.500€,? • Pse nga Fondet Publike: Si mund të arsyetohet ndarja e fundit prej 50.000 € nga Qeveria e Kosovës për ju( propozuar nga Donika Gërvalla), kur ju jetoni në Gjermani me sigurim shëndetësor të garantuar, ndërkohë që ish luftëtarët në Kosovë nuk kanë bukë e as ilaçe, e as për terapi, por edhe disa veprimtar tjerë që i kishin problematikat e njejta shëndetësore? II. STËRVITJET USHTARAKE DHE ROLI JUAJ “BESNIK” Ju pretendoni rol drejtues në organizimin e kampeve në Shqipëri, por e vërteta është ndryshe: • Ideja për ushtrime lindi nga presioni i veprimtarëve të LDK-së në terren dhe mori dritën jeshile në banesën e Imer Berishës në Zyrih, me miratimin e Dr. Rugovës. Ju nuk keni pasur asnjë kontribut në stërvitjet fizike apo hyrjen në Kosovë pos në regrutim. • Pse u paraqitët në Surel( bazen stervitore) para rekrutëve të grupit të parë me emrin e rremë “Besnik Spahiu” si Ministër Mbrojtjeje, kur në momentin e rrezikut na keni lënë në baltë rrugëve të Tiranës? • Pse u përjashtua Idriz Zeqiraj nga kryesia e Degës së LDK-së, sapo njoftoi Presidentin Rugova për përpjekjen tuaj për të marrë në kontroll Fondin e 3%? III. TRADHTIA NDREJT SALI ÇEKAJT DHE PRESIDENTIT RUGOVA Dëshmia më e dhimbshme vjen nga vetë heroi Sali Çekaj. Ditën kur ai fluturoi drejt frontit nga Frankfurtit, i thotë në tel.bashkëpuntorit të tij (Z. L) se : “Hafizi ma mbylli derën e zyrës ku kam punuar ditë e natë”. Ky është njeriu që sot thirret në emrin e tij! Gjithashtu, ekzistojnë dëshmitarë dhe fakte të gjalla (Aqif Shehu, Astrit Haraqia, Hazir Krasniqi, Qazim Bajgoraliu.. etj.) që ju kanë dëgjuar duke sharë më nënë e fyer me gjuhën më të ulët Presidentin Rugova. Ju jeni një “kamaleon politik” që keni ndërruar parti (nga Lista Rugova, LDD e Nexhat Dacit,E. Tahiri deri te AAK) vetëm për të mbajtur privilegjet, ndërkohë që kontributi juaj real që nga viti 2000 deri më sot është ZERO (0,0). THIRRJA PËR BALLAFAQIM Nuk mbrohet e vërteta duke fshehur dokumentet(arkiva e Degës), që nuk është kontribut vetëm i tij. Nëse pretendoni se jeni i pastër: 1. Publikoni të gjitha raportet financiare të viteve 1991-2000. 2. Hapni arkivën e Degës, sepse nuk është pronë e juaja private. 3. Pranoni një auditim të pavarur për çdo cent të mbledhur në emër të Kosovës. Historia nuk ndërtohet mbi glorifikim selektiv, por mbi llogaridhënie. Unë jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo formë me fakte e dokumente. E vërteta është një dhe ajo nuk mund të tjetërsohet nga ata që betejat i bënë nga zyrat e rehatshme dhe sot kërkojnë lavdi të pamerituar, do ju kursei kësaj radhe sepse kamë edhe shumë gjëra tjera pa i thënë. Me respekt dhe vendosmëri për të vërtetën. “Gjithmonë lufto për të vërteten edhe kur e vërteta është kunder teje”. P. Marko. Oso Ferizi. 22.04.2026. PS. Raporti i vetem financiar (1991-93), foto e ish ushtarakut , kol. Kastriot Hoxha i ndjer i cili ishte nji patriot i dëshmuar që shigjetohet nga Hafiz Gagica.

Related posts

Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë! VOTONI Po apo Jo?

dardanianews

Milaim Zeka ia uron ditëlindjen djalit të Thaçit, por pastaj kapet keq me komentuesit

dardanianews

“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

dardanianews