19.3 C
New York
May 21, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Një nga organizatorët e protestës për shqipen në Shkup: Le të dridhen ata që janë kundër nesh! Gati për…

Ditën e hënë Shkupi u ndez për të dytën herë nga protestat e studentëve dhe qytetarëve në mbrojtje të gjuhës shqipe, dhe lejimit të dhënies së provimit në gjuhën amtare. Në këtë protestë, ndryshe nga sa ndodhi herën e parë, mbështetja ishte edhe më masive, me shqiptarë që mbërritën në Shkup për t’iu bërë krah studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.

Mevlan Ademi, nga “Lëvizja Studentore”, në një lidhje direkte në “Oponencë” në News24 foli në lidhje me organizimin e protestës.

Ai u shpreh se shqiptarët përballen me diskriminim dhe me parulla të tilla si “Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “ Dhoma gazi për shqiptarët”, që vijnë jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga intelektualë apo profesorë universitetesh.

https://youtube.com/watch?v=NBeIYNWYOuA%3Ffeature%3Doembed

“Ajo që pa i gjithë Ballkani të hënë është Shkupi siç i ka hije, i veshur kuq e zi nga një cep në tjetër, qytetarë e studentë të revoltuar për gjuhën shqipe, revoltë e shprehur shumë mirë në protestë paqësore.
Kjo ishte protesta e dytë që i priu kësaj iniciative. Nëse nuk gjendet një zgjidhje reale, që siç është e dukshme që do të ndodhë, do të vijojmë.

kuptim që gjysma të mësojë gjysmën tjetër të mësojë gjuhën e tyre. Ministri i Drejtësisë, ndaj të cilit edhe nisi protesta jonë, nxit përçarjen ndëretnike. Nuk kemi asgjë ndaj palës maqedonase, por duam të mbrojmë gjuhën tonë shqipe.

Të studiosh në gjuhën tënde or të mos lejohesh të testohesh në këtë gjuhë dhe të ushtrosh profesionin, kjo është absurde. Nga e marta deri sot në Maqedoninë janë shfaqur mbishkrimet “Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur” ose “ Dhoma gazi për shqiptarët”.

Mediat maqedonase apo dhe intelektualë dhe profesorë na quajnë indianë dhe të pashkollë, na thuhet “Ikni në Tiranë dhe në Prishtinë”. Nuk merret masa ndaj gjuhës së urrejtjes. Ne nuk lodhemi nga protestat, por ata që janë kundër nesh le të dridhen e të tremben sepse ne jemi këtu. Patëm mbështetje sepse jemi duke kërkuar një gjë elementare dhe të drejtë”, tha ai. © BalkanWeb

Related posts

Limaj: Nuk kam parë kopje më të zbehtë të Hashim Thaçit se Albini

dardanianews

Anton Berisha jep dorëheqje nga AAK-ja, pritet rikthimi i tij në LDK

dardanianews

“Veç Ramushi m’duron, s’e ka njet me m’lanë” – Anita i reagon komentuesit

dardanianews