Arifi: Për punëtorët e shtetit pagat rriten në verë, info është 99% e saktë.
Ish-shefi i kabinetit në qeverinë e Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka bëre një postim, ku ka thënë se pagat për punëtorët e administratës publike, ata shëndetësorë të arsimit dhe pensionistët do të rriten në verë.
Ai gjithashtu tha se zgjedhjet do të mbahen në tetor.
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë për punëtorët e administratës publike, punëtorët shëndetësorë të arsimit dhe pensionistët. Zgjedhjet për rreth 100% do të mbahen në tetor kurse rrogat dhe pensionet qeveria e vetëvendosjes do të i rrisë me një përqindje jo edhe të vogël diku kah mesi i verës e me se largu ne shtator. Kjo është deri 99% e sigurte. Urime e i gëzofshi.