17.8 C
New York
May 21, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ja sa para po marrin vajzat e njohura të Showbizit për 5 orë qëndrim në burgjet shqiptare

Pas deklaratave të bujshme të gazetarit Flamur Vezaj për vizitat e disa vajzave të njohura në burgjet shqiptare, në media po qarkullojnë edhe pretendime për shuma të mëdha parash që ato dyshohet se përfitojnë.

Sipas burimeve që po raportojnë mbi këtë çështje, pagesat për një vizitë prej rreth 5 orësh thuhet se variojnë nga 3 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga fama dhe njohja që kanë personazhet e showbizit.

Po ashtu thuhet se emrat më të komentuar janë vajza të njohura nga reality show dhe rrjetet sociale, disa prej tyre ish-banore të “Big Brother”, megjithëse deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë identitet, shkruan Kosovarja.

Këto pretendime kanë shkaktuar reagime të shumta në publik dhe rrjete sociale, ndërsa ende nuk ka prova publike apo deklarata zyrtare që konfirmojnë përfshirjen e personazheve konkrete në këto raste.

Related posts

262 kolltukë, 29 TV, 28 frigoriferë! Ja luksi i çmendur i familjes Së diktatorit nẻ Shqipërinë e varfër

dardanianews

Kryetari i Ulqinit: I presim kosovarët, ata vijnë në shtëpinë e tyre

dardanianews

Borrell: Kurti e Vuçiq janë pajtuar që nuk duhen më negociata për planin e BE’së, dialogu vazhdon në mars

dardanianews