18.5 C
New York
October 15, 2026
DardaniaNews
Lajme

Dritan Goxhaj: “Ruzhdi Saramati e vrau ushtarin e tij, Saramati: “Zoti i madh i dënoftë rrenacakët!”

Dritan Goxhaj ka deklaruar në një emision televiziv se ish komandanti Ruzhdi Saramati, e ka vrarë në maj të vitit 1999 ushtarin e tij nga Landovica për një arsye banale.
“Ushtari kishte dalë me shokë nga kampi i UÇK-së në Burrel për argëtim, ishin të rinjë, 18-19 vjeçar, nuk dinin për rend e dispilinë dhe kishin dalë për argëtim. Ruzhdi Saramati e vrau njërin prej tyre, ishte nga Landovica e Prizrenit dhe i plagosi dy të tjerë”, ka thënë Goxhaj te “Kojshia show”.
Në fakt gjithnjë sipas Goxhajt vrasjen e ushtarit e kishte marrë përsipër tjetërkush.
“Për vrasjen përgjegjësinë e mori Pjetër Shala dhe me sa di është dënuar me 3-4 vjet burg pas luftës së Kosovës. Vrasësi i vërtetë, Ruzhdi Saramati nuk u poërgjigj kurrë për vrasjen, e cila na kushtoi me largimin e rreth 250 rekrutëve të rinjë të cilët të tmerruar u larguan pas kësaj vrasjeje”, ka thënë Goxhaj.
“Dhe më e vështira ishte se Bislim Zyrapi ma la mua përgjegjësinë që t’ia komunikpoja familjes së ushtarit vrasjen. E kisha shumë problem t’u thoja familjarëve se djali i tyre ishte vra, jo nga armiku por nga komandanti i tyre”, është shprehur Dritan Goxhaj.

Por Ruzhdi Saramati mohon tërësisht këtë version të ngjarjes.

Ja reagimi z. Saramati, në lidhje me deklarimet e z. Guxhaj:

” Zoti i madh i denoftë si din AI të gjjthe rrenacakët. Sot edhe po te ishte dita e rrenave, kjo rrenë do të ishte shumë e madhe. Këtë ditë doja ta filloja me urimin e madh për ju qe e dini se kush jam në të vërtetë unë dhe çfarë kam bërë për vendin tim. Urime Festa e Bajramit të gjithëve, ndërsa rrenacakët le të mbledhin provat dhe do të shihemi në gjyq. Emrin tim nuk duhet ta përdorin për keq gojë-kqinjtë. Gjithë jetën e kam kaluar me nder e me shumë sakrifica, njerëzit që më njohin e dijnë.
Për rrenacakët nuk kam asnjë fjalë tjetër, përveçse gjykata do ta sheshojë këtë shpifje.”

Related posts

Babai hero futet në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij/ Mbytet bashkë me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët

dardanianews

Vizitoi Thaçin, Veselin e Selimin, Behgjet Pacollit i vjen ‘goditja’ e fortë: Ja pse qëndroi në Hagë

dardanianews

Spiropali për Rugovën: Politikan që s’ngjante me askënd – evokoi rrënjët e identitetit tonë

dardanianews