July 24, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Marëveshje historike: SHBA dhe talibanët arrijnë marrëveshje

SHBA dhe talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje që synon të hapë rrugën drejt paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti.SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat e tyre nga vendi brenda 14 muajve nëse militantët e mbështesin marrëveshjen.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe krerët e talibanëve morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Doha në Katar.
SHBA pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të shtatorit 2001 nga grupi al-Kaeda me qendër në Afganistan, shkruan BBC.Më shumë se 2400 trupa amerikane janë vrarë gjatë konfliktit. Rreth 12,000 janë akoma të vendosur në vend. Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit.

Related posts

Ukraina e gatshme ta shkatërrojë urën më të madhe në Evropë

dardanianews

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

dardanianews

Lufta drejt fundit, çfarë paralajmëron diplomati ukrainas?

dardanianews