23.2 C
New York
May 31, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E mitura që u zhduk për 18 ditë kthehet në shtëpi

Ka marrë fund ankthi i një familjeje nga Fushë Kosova, pasi vajza e tyre e mitur, e raportuar si e zhdukur që nga mesi i muajit maj, është kthyer në shtëpi pas 18 ditësh mungesë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ishte raportuar më 13 maj nga E. S, i cili kishte njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia në fshatin Bresje më 12 maj, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve, e mitura kishte marrë me vete edhe telefonin celular, por kishte bllokuar thirrjet e familjes, duke e bërë të pamundur kontaktin me të.

Pas raportimit, me urdhër të Prokurorit për të Mitur ishte iniciuar rasti “Person i zhdukur”, ndërsa Policia kishte nisur kërkimet për lokalizimin e saj.

Sinjali mëson se mbrëmjen e 30 majit, rreth orës 20:35, babai i saj është paraqitur sërish në Polici për të njoftuar se vajza ishte kthyer në shtëpi.

Sipas informatave nga burimet, e mitura është kthyer shëndosh e mirë dhe më pas është intervistuar nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, të cilët do të vlerësojnë rrethanat e largimit dhe qëndrimit të saj jashtë familjes.

Rasti konsiderohet i mbyllur, ndërsa kthimi i të miturës ka sjellë lehtësim për familjen pas javësh të tëra ankthi dhe pasigurie.

Related posts

Zbulohet oferta e SHBA ndaj Rusisë për dhënien fund të luftës në Ukrainë

dardanianews

Venezuela përballë Amerikës! Sa mund t’ia dalë Maduro kundër Trump?

dardanianews

Çmenduri/ Nëna braktis 3 fëmijët e mitur dhe ikën jeton në mal me të dashurin që njohu në Tik Tok

dardanianews